|
Qendra për Punë Sociale
Kompetencat e qendrave për punë sociale
Qendrat për punë sociale hyjnë në kuadrin e sektorit të mbrojtjes sociale pranë Ministrisë. Sipas rregullativës ligjore, qendra funksionon si institucion profesional me autorizime publike për kryerjen e punëve të mbrojtjes sociale.
Si autorizime publike, qendra kryen punët e mëposhtme:
- vendos për të drejtat e mbrojtjes sociale,
- vendos për çështjet e rregulloreve familjare-juridike,
- vepron sipas çështjeve të rregulloreve penale-juridike,
- kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Gjatë zbatimit të mbrojtjes sociale dhe punës profesionale, qendra:
- zbulon, ndjek dhe studion dukuri dhe probleme sociale,
- aplikon format e mbrojtjes sociale dhe ndihmon qytetarin, familjen ose grupin e popullsisë,
- zhvillon punën parandaluese,
- zhvillon dhe zbaton forma jashtëinstitucionale të mbrojtjes sociale,
- nxit, organizon dhe koordinon vullnetarizmin e qytetarëve, shoqatave dhe organizatave humanitare në zbatimin e programeve të mbrojtjes sociale,
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
|