MPPS do të mbështesë aktivisht punën e Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë

Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë deklaroi se do ta mbështesë aktivisht punën e këtij Këshilli të rëndësishëm nëpërmjet Sektorit të Punës pranë MPPS, kapacitetet e të cilit do të zgjerohen. Sipas saj, anëtarët e Këshillit duhet të japin mendimin e tyre për të gjitha ligjet dhe rregullativat e tjera të lidhura me sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Kryetarja e Këshillit, Jovanka Bislimovska shprehu kënaqësi që për herë të parë mbahet mbledhje e këtij organi në praninë e një ministri dhe se kjo do të mundësojë dukshmëri më të madhe të punës së këtij Këshilli.

Mbledhja e sotme ishte e dedikuar informimit mbi aktivitetet e Këshillit Kombëtar për SSHP dhe rolin dhe aktivitetet e tij lidhur me zbatimin e Strategjisë për Siguri dhe Shëndet në Punë 2020.

Këshilli Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë është organ këshillëdhënës ekspert i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Këshillin e përbëjnë 15 anëtarë: katër anëtarë nga organizatat reprezentative të punëdhënësve, katër anëtarë nga sindikatat reprezentative, tre anëtarë të emëruar nga Qeveria, një anëtar përfaqësues i fakultetit të sigurisë në punë, një anëtar përfaqësues i fakultetit të mjekësisë së punës, një anëtar përfaqësues i shoqatës së ekspertëve të sigurisë në punë dhe një anëtar përfaqësues i shoqatës së ekspertëve të mjekësisë së punës.