Kryetari i Komunës së Krushevës Tome Hristoski bashkë me D.U. drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale në Krushevë Culi Kuzmanoska ishin pjesë e festimit të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, 3 dhjetor, të organizuar nga Qendra Ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Festa u mbajt më 4 dhjetor, e hënë, në një nga piceritë lokale në Krushevë, dhe kryetari Hristoski u shpërndau fëmijëve të Qendrës Ditore ëmbëlsira si shenjë vëmendjeje dhe mirënjohjeje ndaj këtyre fëmijëve.
"Fëmijët me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë sonë dhe mjedisit tonë të vogël në Krushevë. Ata meritojnë dhe duhet të kenë socializim dhe përfshirje identike si anëtarët e tjerë të Komunës sonë. Ky është vetëm një gjest i vogël dhe një vëmendje e vogël ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara", theksoi Hristoski.
Bashkë me D.U. drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale shprehën kënaqësi që ishin pjesë e këtij eventi të Qendrës për kujdesin e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga Krusheva.
Hristoski: Personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e nesh, meritojnë shanse të barabarta