Mbështetja e familjeve dhe ndërhyrja në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është prioritet i Qeverisë, deklaroi ministrja Carovska në konferencën "Arsim cilësor – për rritje dhe zhvillim". Ajo theksoi se investimet në zhvillimin njerëzor luajnë rol kyç në suksesin ekonomik, duke mundësuar ndërtimin e fuqisë punëtore dhe minimizimin e problemeve sociale. Ndërhyrjet e hershme në fëmijëri forcojnë aftësitë e të nxënit, bashkëpunimit, durimit dhe ndërveprimit social brenda dhe jashtë shkollës.
"Ndërhyrjet në zhvillimin e hershëm të fëmijëve ofrojnë një mundësi të rrallë për të investuar në diçka që është njëkohësisht efektive dhe e drejtë – efektive në kuptimin që kjo mundëson të kesh fuqi punëtore të kualifikuar dhe të aftë në të ardhmen, dhe e drejtë në kuptimin që kjo ndërhyrje jep rezultatet më të mira për fëmijët që jetojnë në kushte të pafavorshme. Ky është mënyra më e përshtatshme për të dalë nga rrethi i varfërisë", përfundoi ministrja Carovska.
Konferenca është organizuar nën drejtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale bashkë me UNICEF.