Projekt për shfrytëzimin e shërbimit falas të pushimit dhe rekreacionit për fëmijë nga familje në rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës speciale.

Qëllimi: zhvillimi i aftësive psikomotore, aftësia për negocim, respektimi i dallimeve dhe bashkëpunimi në grupe, pranimi i vetes dhe i të tjerëve, dhe orientimi në hapësirë.
Këtë shërbim mund ta përdorin fëmijët nga familjet shfrytëzuese të ndihmës monetare sociale, ndihmës monetare të përhershme, fëmijët shfrytëzues të shtesës speciale, shtesës për fëmijë dhe fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror, nxënës të rregullt në klasën e pestë, të gjashtë, të shtatë dhe të tetë. Shërbimi mund të përdoret nga 2000 fëmijë gjatë pushimeve verore dhe 1000 fëmijë gjatë pushimeve dimërore.
Shërbimi i pushimit dhe rekreacionit falas për fëmijë përfshin 6 pensione të plota (fjetje me tri vakte ushqimi në ditë) dhe aktivitete edukative dhe argëtuese.
Transporti i fëmijëve nga vendi i caktuar nga Qendra kompetente për Punë Sociale deri te vendpushimi/hoteli dhe kthimi do të organizohet. Fëmijët shfrytëzues të shtesës speciale kanë të drejtë në shoqërues gjatë pushimit dhe rekreacionit.