Me Ligjin për Siguri Sociale të Personave të Moshuar, i cili ka hyrë tashmë në fuqi, sigurojmë mbrojtje sociale për personat mbi 65 vjeç që nuk kanë burime të tjera ekzistence. Kompensimi mujor është rreth 6.000 denarë; pritet që rreth 6.000 qytetarë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Të drejtë për kompensimin e sigurisë sociale kanë të gjithë personat që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension pleqërie, duke përfshirë edhe personat pa asnjë ditë stazhi pune.
Për familjet ku si burri ashtu edhe gruaja i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e sigurisë sociale, kompensimin do ta shfrytëzojë vetëm një anëtar, pasi bëhet fjalë për të drejtë të mbrojtjes sociale dhe nuk lidhet me sigurimin pensional dhe invalidor.
Nga sot filloi edhe paraqitja e kërkesave për të gjitha të drejtat e reja që futesin me reformën sociale. Me futjen e sigurisë sociale për personat e moshuar si Qeveri edhe njëherë konfirmojmë se kujdesemi njëlloj për të gjithë qytetarët.