Filloi aplikimi për shtesën për fëmijë dhe arsim – asnjë fëmijë nuk duhet të jetojë në varfëri

Ministria e Punës dhe Politikave Sociale po zgjeron disponueshmërinë e shtesës për fëmijë dhe arsim për 20 herë më shumë fëmijë. Me këtë kontribuojmë ndjeshëm në uljen e varfërisë së fëmijëve. Edhe kategori të tjera familjesh do të kenë të drejtë për këto shtesa.

Për këtë qëllim, ftojmë familjet trerëse me të ardhura deri 11.400 denarë, familjet katëranëtarëshe me të ardhura deri 13.800 denarë dhe familjet pesëanëtarëshe me të ardhura deri 15.000 denarë të paraqiten nga e mërkura në qendrat lokale për punë sociale.

Gjithashtu, shfrytëzuesit e mëparshëm të ndihmës sociale duhet të paraqesin kërkesë në qendra.

Për informacione shtesë, kontaktoni qendrën kompetente në telefonat:

1. 048/476-466
2. 048/476-866
3. 071/261-190

ose nëpërmjet e-postës: jucsrkrusevo@mtsp.gov.mk