Buxheti i MPPS për vitin 2018 – më shumë para për kopshte dhe pagë minimale, shpenzime jorracionale të hequra

Ministrja Mila Carovska mbajti konferencë shtypi ku prezantoi propozim-buxhetin e Ministrisë për 2018. Me 43 miliardë 375 milion e 583 mijë denarë, buxheti i MPPS është më i larti ndër të gjitha resorët qeveritarë, dhe pjesa më e madhe shkojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

Buxheti është projektuar në drejtim të mbështetjes së kategorive të rrezikuara sociale dhe për inkluzionin e grupeve të rrezikuara të qytetarëve. Mbi 120 mijë qytetarë janë shfrytëzues të kompensimeve sociale në vlerë prej 8 miliardë denarësh. Këto janë mjete të dedikuara për të drejtat e mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve, invalidëve civilë, luftëtarëve dhe invalidëve të luftës etj.

Në vitin 2018, Ministria fokusohet në përmirësimin e përfshirjes së fëmijëve në kopshte dhe në përmirësimin e kapaciteteve hapësinore dhe të personelit.

"Rritja më e madhe ka në transferimet deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale për bllok dotacionet për kopshtet e fëmijëve, të cilat arrijnë shumën 1 miliard e 578 milionë e 290 mijë denarë. Janë parashikuar mjete për 200 punësime të reja, për rritjen e pagave të punonjësve në kopshte me 5%, si dhe mjete shtesë për shpenzime materiale. Buxheti gjithashtu parashikon 58 milionë denarë për kapacitete të reja për ndërtim dhe pajisjen e kopshteve dhe objekteve të mbrojtjes sociale", theksoi ministrja Carovska.

Në vitin 2018, theksi vihet në masat aktive të punësimit, për të cilat do të ndahen 987 milionë e 500 mijë denarë. Mbështetja financiare e kompanive për pagesën e pagës minimale është 461 milionë e 250 mijë denarë.

Procesi i de-institucionalizimit për herë të parë merr një linjë të re buxhetore në vlerë prej 25 milionë e 713 mijë denarë.

29 miliardë e 158 milionë denarë janë të dedikuar për transferime në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, që kanë të bëjnë me mbi 300 mijë shfrytëzues.

Për transferimet në Fondin e Sigurimit Shëndetësor janë paraparë 2 miliardë e 495 milionë denarë. Për pagesa dhe kompensime për punonjësit në MPPS, Qendrat për Punë Sociale dhe institucionet e tjera janë ndarë 666 milionë denarë.

Ministria vazhdon të mbështesë organizatat qytetare, duke u ndarë atyre 89 milionë e 573 mijë denarë, nga të cilët 66 milionë janë ndarë për organizatat nacionale të invalidëve dhe Kryqin e Kuq.

Ministrja Carovska theksoi se në buxhetin për vitin e ardhshëm janë reduktuar shpenzimet e paarsyeshme për reprezentacione dhe janë ulur ose hequr kompensimet për pjesëmarrje në komisione dhe grupe punuese.